Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen mbi 42 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, e pësojnë dy të rinjtë

Sekuestrohen mbi 42 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, e

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke pranë Kozanit këtë të hënë, është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Brenda mjetit janë gjetur 3 çanta me 40 pako që përmbanin 42 kg 710 gram marijuanë. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas greke.

Po kështu u sekuestruan nga policia dhe 2 celularë dhe 2 karta SIM.

Kjo nuk është hera e parë që në Greqi sekuestrohet drogë që vjen nga Shqipëria.  Prej fillimit të vitit në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 957 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga vendi ynë.

Të fundit