Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen mbi 8000 bimë marihuana/ Policia italiane “godet” rrjetin e trafikut të drogës, 6 shqiptarë të arrestuar

Sekuestrohen mbi 8000 bimë marihuana/ Policia italiane “godet”

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, arrestuar 11 persona mes tyre 6 shqiptarë. Mediat vendase shkruajnë se të arrestuarit banonin në provincat e Barit dhe Foggia-s dhe në Lombardi.

Nga hetimet janë konstatuar dy plantacione me mbi 8000 bimë marihuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi 10,000 doza droge për t'u hedhur në treg.

Ky operacion është vazhdim i punës së antimafias së Barit për luftën ndërkombëtare kundër trafikut të drogës nga Shqipëria në Pulia, e cila është nisur në vitit 2017.

 

Të fundit