Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund në Kakavijë, procedohet penalisht një person

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund në Kakavijë, procedohet penalisht

Policia kufitare e Kakavijës dhe shërbimet FRONTEX kanë goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sipas burimeve zyrtare në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e policisë kufitare kanë kaluar në kontroll më të detajuar, automjetin tip furgon me drejtues shtetasin N. T., 49 vjeç, banues në Dimal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në një vend të përshtatur në automjet uniformat blu kanë gjetur të fshehura 86810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave, 94210 paund në total, është sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesi i furgonit, shtetasi N. T. është proceduar penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Të fundit