Flash News

E-TJERA

Do të kalonin drejt Dubait, Bolonjës dhe Parisit, sekuestrohen mijëra euro dhe lek në Rinas

Do të kalonin drejt Dubait, Bolonjës dhe Parisit, sekuestrohen

Policia e Rinasit ka sekuestruar 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj të cilët do të kalonin në Dubai, Paris dhe Bolonja.

Në pranga janë vënë tre persona, dy shqiptarë dhe një ukrainas.

“Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit të mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh”, njofton policia.

 

Të fundit