Flash News

Rajoni

Tragjedia me 59 viktima, dorëhiqet kreu i Komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, dhimbja do zgjasë gjithë jetën

Tragjedia me 59 viktima, dorëhiqet kreu i Komunës së

Ljupço Papazov, kryetari i Komunës së Koçanit, ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë me 59 viktima dhe 155 të plagosur.

Papazov, përmes një reagimi, është shprehur se tronditja dhe dhimbja do të zgjasë për gjithë jetën.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ne të gjithë ndjejmë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë ​​Koçanin dhe Maqedoninë dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm.

Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Dështimi për të vepruar është gjithashtu një përgjegjësi. Të gjitha detajet duhet të hetohen, të gjitha lëshimet duhet të gjenden dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë vihem plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse me ligj nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i përgatitur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale”, shkruan Papazov.

 

Të fundit