Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, të paktën 50 persona të vdekur pas zjarrit në një klub nate

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, të paktën 50 persona

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në orët e vona të natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda maqedonase DNA.

Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Të fundit