Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola në një banesë në Durrës, një i lënduar

Shpërthen bombola në një banesë në Durrës,

Një bombol kampingu ka marrë flakë mesditën e sotme në një banesë pranë Maozoleumit të Dëshmoreve në Durrës.

Zjarri ka shpërthyer për shkak të bombolës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka mundësuar lokalizimin e flakëve dhe ka shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Si pasojë, janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pronari i banesës ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Automjetet zjarrfikëse kanë pasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të rrugëve të ngushta dhe parkimit të keq të makinave, çka ka vonuar procesin e shuarjes së flakëve.

Forcat zjarrfikëse kanë apeluar që bombolat e kampingut të mos përdoren për gatim, pasi ato janë tepër të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë incidente të tilla.

Të fundit