Flash News

Rajoni

Ministri i Brendshëm maqedonas: Mbi 20 persona të dyshuar për tragjedinë në Koçan

Ministri i Brendshëm maqedonas: Mbi 20 persona të dyshuar për

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me tragjedinë që ndodhi në klubin e natës në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u plagosën. Toshkovski njoftoi se më shumë se 20 persona janë të dyshuar për këtë ngjarje tragjike, ndërsa aktualisht 15 prej tyre ndodhen në stacionin policor për hetime.

Ai gjithashtu konfirmoi arrestimin e ish-sekretarit shtetëror të Ministrisë së Ekonomisë, i cili është i lidhur me hetimet që po zhvillohen.

Ministri informoi se në mesin e të lënduarve ndodhen mbi 20 të mitur, ndërsa 3 të mitur të tjerë janë mes viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes vazhdojnë dhe autoritetet po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të mbledhur provat e nevojshme.

Të fundit