
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Nga shpenzimet e ceremonisë te mbishkrimi i varrit, zbardhet testamenti i Papa Françeskut
Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru
Kush mund të jetë Papa i ardhshëm? 6 emrat e mundshëm
Pse vetëm një parti po bën fushatë në Shqipëri?
‘Megafon i qeverisë’: Si po e minon makineria e PR-it gazetarinë në Shqipëri
Në ekran mesditën e 11 marsit, kryetari i Bashkisë së Tiranës shfaqej i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa përuronte ndërtimin e një kopshti në lagjen Yzberisht të Tiranës. Kamera e ndiqte Erion Veliajn në çdo gjest, ndërsa inspektonte mjediset e kopshtit, bënte pyetje për përrallat që mësonin fëmijët dhe dëgjonte me vëmendje stafin e kuzhinierëve, teksa krenohej për zëvendësimin e margarinës me vajin e ullirit.
Kjo video e kuruar në çdo detaj nga zyra e shtypit e Bashkisë, synonte të shfaqte një lider politik në krye të detyrës. Por ndërsa televizionet e transmetonin kronikën e parapërgatitur me logon ‘live’, titrat njoftuan arrestimin e Veliajt me urdhër të SPAK. Në fotot e publikuara më vonë nga momenti i shoqërimit, Veliaj shfaqet i ngrysur dhe me fytyrë të tendosur, ndërsa dy agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e përcjellin drejt një makine të zezë me një dosje në dorë.
Videoja e përurimit të kopshit ‘Luleborë’ në Yzberisht nuk është rasti i parë ku Erion Veliaj apo zyrtarë të tjerë të mazhorancës, shfaqen në materiale filmike propagandistike, të cilat i shiten publikut nga media si kronika lajmesh, duke sfiduar etikën dhe profesionalizimin në gazetari.
Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajve Janar- Shkurt 2025 zbuloi se dhjetra materiale të parapërgatitura nga zyrat e shtypit pranë institucioneve kryesore ne vend, u transmetuan nga mediat kryesore audiovizive pa ndërhyrje editoriale.
Të dhënat ngrenë pikëpyetje shqetësuese, pasi kjo praktikë ngre dyshime mbi aftësinë e medias për të qenë kritike dhe shfaq një formë të re të kapjes së saj, ku në vend të censurës apo presionit të drejtpërdrejtë, qeveria mbush peizazhin mediatik me përmbajtje propagandistike, duke e shndërruar median nga një vëzhguese kritike e pushtetit në një amplifikues të tij.
“Përpjekja për të kontrolluar informacionin, diktuar raportimin e mediave dhe manipuluar vëmendjen e opinionit publik ka bërë që aktivitetet politike të realizohen me regji, pa praninë e gazetarëve, ku politikanët përcjellin mesazhin që duan, pa u shqetësuar nga pyetje apo komente të paparashikuara që mund të vijnë nga reporterët,” tha Elvin Luku, profesor i Asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
“Hapësirat e gazetarëve për të raportuar aktivitetet politike, ndjekjen e komisioneve apo seancave parlamentare janë kufizuar ndjeshëm,” shtoi ai.
Qendërzimi i informacionit
Paralelisht me shtimin e materialeve propagandistike në media, BIRN zbuloi nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi se zyrat e shtypit në shumë institucione, të qeverisë qendrore dhe ato të pushtetit vendor, janë të fryra me burime njerëzore për prodhimin e materialeve të gatshme, duke rivalizuar në numër dhe mundësi financiare e teknike, edhe redaksitë më të mëdha në vend.
Qindra ish-punonjës të shtypit të shkruar dhe medias audiovizve – të cilat janë tkurrur gjatë dekadës në pushtet të Partisë Socialiste, tashmë janë bërë pjesë e sistemit të propagandës qeveritare.
Ngritja e këtij mekanizmi filloi në shtator 2013, kur qeveria e sapoardhur në pushtet e Edi Ramës miratoi një dokument që do të ndryshonte mënyrën se si qeveria i qasej medias. Kodi i Komunikimit, një rregullore për anëtarët e qeverisë, nuk ishte thjesht një udhëzim mbi mënyrën e dhënies së deklaratave publike – ai vendosi një kornizë të qartë mbi temat që duhej të trajtoheshin dhe mbi zërat që do t’i transmetonin ato. Efektet e tij nuk vonuan të ndjeheshin. Shpejt, redaksitë nisën të merrnin njoftime të formuluara me një gjuhë të unifikuar.
Tetë vjet më vonë, në shtatorin e vitit 2021, kjo qasje jotransparente ndaj komunikimit publik arriti kulmin me krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, MIA, një institucion i ri shtetëror që organizatat mediatike e përshkruan si një ‘ministri propagande’.
Agjencia mori kontrollin e komunikimit qeveritar, duke standardizuar jo vetëm mesazhet, por edhe mënyrën se si ato shpërndaheshin në media, duke zbehur gjithnjë e më shumë kufirin mes informacionit zyrtar dhe propagandës së strukturuar partiake.
Në organikën e saj, MIA ka 69 punonjës, nga të cilët 59 janë të dedikuar vetëm për grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit, duke filluar që nga drejtori i përgjithshëm, drejtoria e Organizimit të Evenimeveteve që merret me daljet publike të ministrave, deri te drejtoria e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe përmbajtjes.
Megjithatë, kur BIRN iu drejtua me një kërkesë për informacion, duke kërkuar të dhëna për zyrat e tjera të komunikimit në ministritë e linjës dhe Kryeministri, agjencia bëri të paditurin, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionet që përmbush stafi i saj.
“Në lidhje me informacionin që ju kërkoni për institucionet e tjera, ju bëjmë me dije se Agjencia për Media dhe Informim nuk është autoriteti që posedon dhe shpërndan dokumentacionet e institucioneve dhe autoriteteve të tjera publike,” tha ajo në përgjigje të një kërkesë për informacion.
Nga të dhënat e mbledhura nga minisitritë e linjës rezuton se shumica e stafit të komunkimit – përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është qendërzuar tek MIA. Në praktikë, kjo do të thotë se një ministër ka vetëm një këshilltar për mediat që merret drejtpërdrejt me komunikimin, ndërsa pjesa tjetër e stafit që menaxhon mesazhin publik është e punësuar pranë Agjencisë për Media dhe Informim.
Për të mbuluar një aktivitet qeveritar, gazetarët duhet të kalojnë përmes filtrit të këtij institucioni, i cili jo vetëm kontrollon aksesin, por shpesh parapërgatit informacionin për publikun, duke e shpërndarë përmes kanaleve të veta në rrjete sociale, si Facebook dhe Instagram.
Në vend të një ndërveprimi të drejtpërdrejtë mes gazetarëve, institucioneve dhe zyrtarëve publik, Agjencia funksionon si një ndërmjetës, duke standardizuar narrativën dhe kufizuar hapësirat për pyetje dhe llogaridhënie.
“Ka një tendencë sipas së cilës redaksitë e mediave tradicionale vizive apo ëeb kanë ardhur duke u rrudhur, ndërsa aparatet e zyrave të shtypit apo drejtoritë e PR-it në institucionet kryesore sa vijnë e zgjerohen,” tha Elvin Luku.
“Kjo ndodh sepse prodhuesit realë të një tipologjie lajmesh politike rezultojnë të jenë këto zyra PR-i,” shtoi ai.
Në nivelin lokal, tabloja nuk ndryshon shumë. Zyrat e shtypit në bashkitë kryesore shpesh funksionojnë si aparate propagandistike të mirëorganizuara. Bashkia e Tiranës, e cila po përballet me probleme ligjore, ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, kryesisht të angazhuar në shpërndarjen e postimeve të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Edhe pse në shkallë më të vogël, të njëjtin model ndjekin dhe bashkitë e tjera kryesore. Durrësi ka katër punonjës të dedikuar për komunikimin, Shkodra shtatë, ndërsa Elbasani ka një numër të ngjashëm me Shkodrën. Vlora, nga ana tjetër, ka një staf edhe më të madh.
Pavarësisht këtij investimi të konsiderueshëm në zyrat e shtypit, transparenca institucionale mbetet e ulët. Kërkesat për informacion shpesh injorohen, duke e detyruar publikun dhe gazetarët të ndjekin rrugën e ankimit administrativ për të marrë qoftë edhe përgjigjet më bazike.
Materialet e parapërgatitura
Sipas Kodit të Transmetimit të Autoritetit të Mediave Audivizive, informacioni i transmetuar nga televizionet dhe radiot duhet të jetë i vërtetë, i saktë, i balancuar dhe i verifikuar.
Edhe Kodi i Etikës së Gazetarit, i cili përdoret nga mediat, pjesë e Aleancës për Media Etike, thekson se përmbajtja editoriale duhet të dallohet qartë nga marketingu, reklama, materialet e përgatitura nga parti apo institucione/organizata të tjera, apo nga përmbajtja e sponsorizuar.
Edhe pse mekanizmat rregullatore dhe vetërregulluese e ndalojnë publikimin e materialeve të parapërgatitura, të dhënat e mbledhura nga BIRN, tregojnë se mediat e kanë përqafuar publikimin e tyre, duke i kamufluar si lajme, edhe pse në shumicën e rasteve ato prodhohen pa ndërhyrje editoriale.
Në hulumtimin e bërë për aktivitet publike në periudhën 6 janar 2025 – 6 shkurt 2025, rezulton se nga qeveria nuk u zhvillua asnjë aktivitet i hapur plotësisht për mediat, por ndërkohë pati sëpaku një aktivitet në ditë të kryeministrit, ku media mund ta aksesonte atë vetëm nëpërmjet kanalit të tij në Facebook.
Gjatë monitorimit të mediave audiovizive dhe faqeve të tyre të internetit, BIRN zbuloi transmetimin e 52 materialeve të parapërgatitura në një periudhë 1-mujore, të publikuara 278 herë nga mediat kryesore në vend.
Rreth 44% e materialeve të parapërgatitura lidheshin me aktivitetin e Kryeministrit, 27% me Bashkinë e Tiranës, 15% me Kuvendin e Shqipërisë dhe 13% me Ministrinë e Shëndetësisë. Pjesa më e madhe e këtyre materialeve janë shpërndarë për mediat nëpërmjet platformave ‘Whatapp’ dhe ‘Westransfer’.
Ndërsa volumi i materialeve propagandistike rritet, gazetarët po përballen me një sistem gjithnjë e më të bunkerizuar të informacionit publik, një realitet që i ka bërë përpjekjet e tyre për transparencë dhe raportim të paanshëm gjithnjë e më të vështira.
Pengesat nuk vijnë vetëm nga institucionet shtetërore që filtrojnë informacionin përmes ekipeve të tyre të komunikimit, por edhe nga një klimë mediatike në të cilën redaksitë po tkurren, ndërsa financat e tyre mbeten të varura nga marrëdhëniet ekonomike të pronarëve me qeverinë.
Në terren, gazetarët hasin sfida të përditshme për të siguruar qasje në informacion. Në shumë institucione, ata nuk lejohen të kalojnë pragun, duke mbetur për orë të tëra “jashtë gardhit” në pritje të ndonjë përgjigjeje zyrtare.
“Hapësirat për të ndjekur aktivitetet publike janë ngushtuar ndjeshëm, dhe kjo është veçanërisht e dukshme gjatë fushatave zgjedhore,” thotë Olta Blaceri, gazetare me dy dekada përvojë në raportimin politik.
Disa institucione, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi, ende ofrojnë hapësira për gazetarët dhe operatorët televizivë, por edhe këto janë kufizuar.
“Në shumë raste, sinjali i transmetimit u ofrohet mediave nga vetë institucionet – Kryeministria, Bashkia e Tiranës apo ministritë, të cilat dërgojnë materiale të gatshme në redaksi,” shpjegon Blaceri. Sipas saj, konferencat për shtyp janë bërë gjithnjë e më të rralla, duke kufizuar më tej mundësinë për pyetje kritike.
Kjo tendencë nuk është e re, por është bërë më e dukshme gjatë dekadës së fundit.
“Ka një centralizim të skajshëm të informacionit, dhe gazetarët janë gjithnjë e më të shkëputur nga burimi i lajmit,” thotë Ergys Gjençaj, një gazetar me mbi 25 vite përvojë në raportimin politik. “Shumë institucione, në vend që të ofrojnë qasje, e kanë kthyer komunikimin në një rrjedhë të kontrolluar nga PR-i i tyre, shpesh duke njoftuar se aktivitetet do të transmetohen ‘live në Facebook’.”
Kjo qasje ka ndikuar edhe në rolin e zyrave të shtypit, të cilat, sipas Gjençajt, “nuk funksionojnë më si kanale për informim publik, por si mekanizma të kontrollit të krizave.” Në këtë klimë, hapësira për raportim të pavarur vazhdon të ngushtohet, ndërsa fuqia e institucioneve për të kontrolluar narrativën publike rritet./ BIRN
Të fundit


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
22 Prill 2025, 08:19
Moti mbetet i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
22 Prill 2025, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Prill 2025, 07:50
Arrestimi i shefave të 'Rrugores', Lala: Ka grup të strukturuar brenda policisë
21 Prill 2025, 22:57

" Është i mbaruar", Noka reagon nga Kavaja: Rama sjellje perverse me fëmijët
21 Prill 2025, 22:19
Tabaku: Oferta politike e mazhorancës është gjuha e llumit
21 Prill 2025, 22:00
Ukraina sulmon bazën ajrore ruse në Kursk, të paktën 20 të vdekur
21 Prill 2025, 21:45
3 shenjat e horoskopit që nuk harrojnë asnjëherë një tradhti (edhe pse falin)
21 Prill 2025, 21:39

“S’ka vend për ambulancë e zjarrfikëse”, banorët i zënë derën ARRSH-së
21 Prill 2025, 21:31

Amerika ul flamujt në gjysmë shtize në nder të Papa Françeskut
21 Prill 2025, 20:56
Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru
21 Prill 2025, 20:25


I fundit Papë përpara se bota të zhduket/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit
21 Prill 2025, 19:28

Kush mund të jetë Papa i ardhshëm? 6 emrat e mundshëm
21 Prill 2025, 19:04


Pse vetëm një parti po bën fushatë në Shqipëri?
21 Prill 2025, 18:37




Aksident në Tunelin e Murrizit, bllokohet qarkullimi, disa të plagosur
21 Prill 2025, 17:28
Makina bie nga ura në Pogradec, plagosen nënë e bijë
21 Prill 2025, 17:01


Shtyhet për herë të pestë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
21 Prill 2025, 16:22



Kur bullizmi ofrohet si model nga maja e pushtetit
21 Prill 2025, 15:35


Përplasen dy makina te ‘Ura e Kardhiqit’, lëndohen katër persona
21 Prill 2025, 15:00


Kisha Ortodokse shpreh ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut
21 Prill 2025, 14:28
Përplasje me armë zjarri në Itali, plagoset shqiptari
21 Prill 2025, 14:24




Boçi: Puka dhe Fushë - Arrëzi të braktisur nga qeveria
21 Prill 2025, 13:16
Balliu: Për ne, investitor strategjik është fermeri shqiptar.
21 Prill 2025, 13:05

I dënuar me 12 vite burg për grabitje, shqiptari kapet në Kakavijë
21 Prill 2025, 12:33

"Me bark të ngopur e mendjen te vjedhja", Fizi: Dhelpra-Balluku në aksion
21 Prill 2025, 12:08

Tabaku: Fshati po braktiset, bujqësia po fundoset
21 Prill 2025, 11:48



Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Dom Gjergj Meta: Të lutemi për shpirtin e tij
21 Prill 2025, 10:50



Ndahet nga jeta Papa Françesku
21 Prill 2025, 10:05

Logu: Shembujt e mazhorancës nxitën shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës
21 Prill 2025, 09:40

‘Politika sfidon drejtësinë’ me kandidatët nën hetim për çështje korrupsioni
21 Prill 2025, 09:19
Berisha në SPAK, mbështetësit e presin me ovacione
21 Prill 2025, 09:08
Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera
21 Prill 2025, 08:56
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
21 Prill 2025, 08:45

Berisha paraqitet sot në SPAK, demokratët protestojnë
21 Prill 2025, 08:33
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
21 Prill 2025, 08:19
Mot i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
21 Prill 2025, 08:03
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Prill 2025, 07:50
Aksident në aksin “Shkodër-Mes”: Përplaset një çiklist, jashtë rrezikut për jetën
20 Prill 2025, 22:02
Banderolë kundër Ramës në kullën pranë sheshit “Skënderbej”: Rama ik – ik – ik
20 Prill 2025, 21:34
Libani: Izraeli kreu sulm vdekjeprurës në jug të vendit
20 Prill 2025, 21:05
Noka nga Durrësi: Më 11 maj zgjidh 1-shin, për vete dhe vendin
20 Prill 2025, 20:38

‘Do e lë të rrjedhë’/ Egli Tako flet për lidhjen me Gjestin jashtë shtëpisë së ‘BBV’
20 Prill 2025, 20:02
Lufta Ukrainë-Rusi/ DW: Akuza reciproke për thyerje të armëpushimit
20 Prill 2025, 19:39
Ambasadori finlandez: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve
20 Prill 2025, 19:14


Rama flet për shpartallimin e opozitës, se me qeverisjen s’ka ç’të mburret
20 Prill 2025, 18:16


Raportohet për të paktën 25 të vrarë në Gazë
20 Prill 2025, 16:48
Turist turk përplas me makinë rojen në Krujë
20 Prill 2025, 16:20
Përplasje me policinë në Maqellarë, në pranga tre vëllezër
20 Prill 2025, 15:52
Kontrabandë me jaht luksoz: 20 shqiptarë kapen në Kanalin Anglez
20 Prill 2025, 15:31
E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vret veten në banesë
20 Prill 2025, 15:04

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë në mesazhin e Pashkëve
20 Prill 2025, 14:28
Sudan njohu Kosovën, REL: Pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?
20 Prill 2025, 14:04


Studimi: Njeriu i lashtë ka jetuar në Spanjë 1.4 milionë vjet më parë
20 Prill 2025, 12:50