Flash News

Rajoni

Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie

Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie

Qeveria e Serbisë, në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç, do të shpallë të martën, më 18 mars 2025, ditë zie në Serbi për shkak të zjarrit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe mbi 100 u plagosën.

Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas.

Shumica e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili ka ndodhur mbrëmë, janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.

Të fundit