Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen pasuri rreth 200 mijë euro në Tiranë, kujt i përkasin

Sekuestrohen pasuri rreth 200 mijë euro në Tiranë, kujt i

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka sekuestruar një pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të dy personave të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Itali.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament dhe një garazh në Tiranë, ndërsa hetimet për identifikimin e aseteve të tjera me burim kriminal vijojnë.

Njoftimi; 

Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Të fundit