Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen pasuritë e ‘Ben Qimes’, verifikohen edhe familjarët e tij

Sekuestrohen pasuritë e ‘Ben Qimes’, verifikohen edhe

Gjykata e Posaçme ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Arben Isufit, i njohur ndryshe si 'Ben Qimja'. 

Mësohet se GJKKO vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Isufit, ndërsa SPAK verifikoi edhe familjarë të bashkëlidhur me 'Ben Qimen', i cili rezulton pronar i disa bizneseve dhe sipërfaqesh toke, që janë vlerësuar se janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj.

Në shkurt të vitit të kaluar, OFL i nisi Isufajt edhe formularin e vetëdeklarimit të pasurive.

Kush është Arben Isufaj dhe akuzat si bos të kokainës

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vdekurish.

Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.

Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë.  Emri i tij u përfol sëfundmi edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu.

Të fundit