Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit

Sekuestrohen rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e

Janë sekuestruar në Portin e Durrësit 108 960 euro dhe 600 franga, të cilat dyshohen se janë të ardhura nga aktivitet kriminal.

Gjatë operacionit është arrestuar një 40-vjeçar, të cilit iu gjetën paratë e padeklaruara në furgonin e mallrave që ai drejtonte.

"Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e  dytë të operacionit policor të koduar “Aseti".

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara", njoftoi policia.

Të fundit