E-TJERA

Sekuestrohen rreth 22 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Sekuestrohen rreth 22 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Një shtetase britanike ka rënë në prangat e policisë në Rinas, pasi u kap me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se është sekuestruar sasia e të ardhurave dhe shtetasja po hetohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

Ditari politik

Të fundit