Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut, policia: Vinte nga Shqipëria

Sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar një sasi lënde narkotike me vlerë 300 mijë euro.

Sipas autoriteteve vendase, është kapur një sai prej 86 kg drogë të llojit marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion final shtetin grek.  

“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marijuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë maqedonase, droga është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit dhe është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.G. nga Ohri.

Të fundit