Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet 1 ton kokainë në Itali, vijim i operacionit ku u arrestuan 4 shqiptarë

Sekuestrohet 1 ton kokainë në Itali, vijim i operacionit ku u

Policia doganore e Italisë ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine në një anije mallrash në portin e Savonës, njoftoi të martën Guardia di Finanza.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të anijes, e ndarë në 741 pako, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani me një peshë totale rreth një ton.

Operacioni është vijim i aksionit të zhvilluar në 2 janar të këtij viti, ku u arrestuan 4 shqiptarë dhe u sekuestrua 3.5 kuintale kokainë.

 

Të fundit