Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet 600 kg kokainë në Valencia, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Sekuestrohet 600 kg kokainë në Valencia, mes të arrestuarve edhe

Policia spanjolle ka sekuestruar 600 kg kokainë e cila mbërriti nga Valencia e fshehur në fund të një kontejneri në det.

Sipas mediave spanjolle, në pranga janë vënë 8 persona, pasi trafikantët e dyshuar të drogës po tentonin të merrnin paketat me kokainë për t’i transportuar në furgon. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me avokado.

Agjentët e Ekipit të Krimit të Organizuar dhe Kundër Drogës (EDOA) të Komandës së Valencias inspektuan dërgesën.

Kështu, ngarkesa e avokadove u dërgua dhe u ndoq në destinacionin e saj, një magazinë në një zonë industriale në Malaga, ku shkarkoheshin frutat. Pas kësaj, i njëjti kamion u kthye në Valencia me kontejnerin, tashmë bosh, dhe e depozitoi atë në një terminal kontejnerësh në Quart de Poblet.

Nga tetë trafikantët e dyshuar të arrestuar, shtatë janë spanjollë dhe i teti është shqiptar. Ky i fundit vepronte si 'noter' i dërgesës për organizatën importuese të drogës, pra grupi kriminal që paguante dërgesën te prodhuesit kolumbianë dhe më pas kujdeset për shpërndarjen e saj. Zakonisht, dërgesat e kësaj madhësie përfundojnë duke shërbyer si për të furnizuar trafikantët spanjollë të drogës - kryesisht grupe me qendër në Madrid - dhe tregje të tjera evropiane.

Të fundit