Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet 80 kg lëndë narkotike në Kapshticë, arrestohen dy rumunë

Sekuestrohet 80 kg lëndë narkotike në Kapshticë, arrestohen
Foto Ilustruese

Një shtetas rumun është kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Sipas policisë, shtetasi i huaj është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës.

Dyshohet se janë sekuestruar rreth 80 kg lëndë narkotike, e cila ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit.

Shtetasi rumun ka qenë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër po rumun. Mjeti tip rulot është futur në skaner ku është pikasur edhe sasia e lëndës narkotike.

Është bërë më pas kontrolli fizik ku është rezultuar lënda narkotike.

Të fundit