Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, i përkiste të riut të dënuar për trafik droge

Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, i
Foto ilustruese

Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 000 euro, i dyshuar i përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera nga një 32-vjeçar.
Policia bën me dije se nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270 000 euro.
Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.

Të fundit