Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet çanta me 25 000 Euro në Kakavijë, procedohet penalisht 60-vjeçari

Sekuestrohet çanta me 25 000 Euro në Kakavijë, procedohet

Janë sekuestruar 25 000 euro dhe procedohet penalisht 60-vjeçari  teksa po dilte nga Kakavija.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare e PKK Kakavije goditi një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilin sekuestroi 8390 euro, 12300 franga zvicerane, 85000 fiorinta hungareze, 470 dinarë serb dhe 15 lingota floriri, të gjitha të padeklaruara në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit