Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet ‘Lamborghini ’ luksoz në Tiranë, dy persona nën hetim

Sekuestrohet ‘Lamborghini ’ luksoz në Tiranë, dy persona

Një automjet tip  “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160 mijë euro është sekuestruar nga Policia në Tiranë, në aksin rrugor “Sauk-TEG”. 

Blutë bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 34-vjeçari Sahit Shpataj, i cili rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal. 

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.

Si rezultat është vënë nën hetim pronari i kompanisë dhe shoferi i mjetit.

Njoftimi i Policisë

Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.

Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.

Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.

Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit