Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet në Kroaci 37 kg kokainë 98% e pastër, u gjet në makinën me targa shqiptare  

Sekuestrohet në Kroaci 37 kg kokainë 98% e pastër, u gjet në

Autoritetet kroate kanë sekuestruar një sasi prej 37 kg kokaine.

Droga u gjet në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg, ndërsa zyrtarët e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë kanë bërë me dije se deri tani është arrestuar një person, konkretisht shoferi i makinës me targa shqiptare ku u gjet lënda narkotike, raportojnë mediat kroate.   

Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë dhe pastërti rreth 98 për qind”, thuhet në njoftimin e policisë kroate.

Identiteti i personit të arrestuar nuk bëhet me dije ende, ndërsa po kryhet një hetim i detajuar në lidhje me sekuestrimin e kokainës.

Të fundit