Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet në Sauk makina e kushëririt të Ervis Martinajt, iu gjetën armë e municione

Sekuestrohet në Sauk makina e kushëririt të Ervis Martinajt, iu

Sekuestrohet një sasi municionesh në një makinë të parkuar në zonën e Saukut në Tiranë.

Mësohet se ky automjet është në pronësi të Emiljano Ninës, kushëriri i të shumëkërkuarit të drejtësisë dhe ish-kreut të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt. Nina aktualisht ndodhet në paraburgim në Tiranë, ndërsa dyshohet se mjeti përdorej nga shtetasi Olsi Gjoshi.

“Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj”, njofton policia e Tiranës.

 

Të fundit