Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet në Vorë makina luksoze me vlerë 140 mijë euro

Sekuestrohet në Vorë makina luksoze me vlerë 140 mijë euro

Policia ka sekuestruar 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.

Blutë kanë proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë, shtetasi E. D., 39 vjeç.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim kosovari 42-vjeçar me inicialet F. H., i cili dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.

“Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç.

Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

 

Të fundit