Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Sekuestrohet një arsenal a*mësh në Athinë, arrestohen 5 persona, përfshirë një shqiptare
Policia greke në Athinë ka sekuestruar një arsenal të madh armësh dhe materialesh shpërthyese, pas kontrolleve të kryera në tre banesa dhe dy bodrume.
Gjatë operacionit, pesë persona janë vënë në pranga, të gjithë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin dhe shisnin armë dhe lëndë eksplozive. Mes të arrestuarve janë katër shtetas grekë, të moshave 31-56 vjeç, dhe një 25-vjeçare me origjinë shqiptare, Zoi Zoto, e lindur në Pire dhe me prejardhje nga Korça.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 25 eksplozivë ushtarakë, 60 kg amonit, 4 lëndë shpërthyese, 7 mbështjellëse rezistente ndaj flakës, 2 detonatorë, 5925 fishekë për armë të ndryshme, 2 armë, 1 armë automatike, 6 revolverë, 5 pistoleta, një çifte, një karabinë, 38 krehëra për armë të kalibrave të ndryshëm, 3 silenciatorë, një jelek antiplumb, një shpatë, 3 thika dhe pjesë armësh.
Gjithashtu, policia gjeti dhe konfiskoi 530 tableta narkotike, detektorë metalesh, 57 monedha ari, 510 lira angleze me vlerë mbi 420 mijë euro, sterlina dhe paund angleze, monedha argjendi dhe antike greke, dhjetëra bizhuteri, mbi 23 mijë euro, disa monedha prej 2 eurosh secila, 11 celularë, dy laptopë, makineri lazer për gdhendje armësh, një GPS tracker, si dhe shënime të ndryshme.