Flash News

E-TJERA

Sekustrohen 3.2 ton ko*ainë në Ekuador, zbulohet roli i “mbretit” shkodran

Sekustrohen 3.2 ton ko*ainë në Ekuador, zbulohet roli i

Policia spanjolle ka shkatërruar një kartelë droge që trafikonte drogë nga Costa del Sol dhe Ekuadori. Operacioni godeti mafien shqiptare  e cila synonte të importonte të paktën 3.2 ton në portet e Spanjës të maskuar mes bananeve, duke përfituar nga pozicioni i Ekuadorit si eksportuesi numër një në botë i frutave.

Mbi 30 anëtarë të grupit të krimit ndërkombëtar, të drejtuar nga “mbreti” i dyshuar Dritan Gjika, 48 vjeç, janë arrestuar.  Gjika, i cili u vendos në Ekuador në vitin 2013, ishte ndër 18 anëtarët e dyshuar të kartelit të arrestuar në vendin e Amerikës së Jugut. Gjika, i cili dyshohet se mbikëqyrte prodhimin e kokainës në laboratorët kolumbianë të drogës, kishte lidhje të errëta biznesi me presidentin ekuadorian të fajësuar, Guillermo Lasso.

Të arrestuarit e tjerë janë nga kombe si Kolumbia, Argjentina, Kolumbia madje dhe Kina. Pavarësisht se arriti të mbante një dosje të pastër kriminale në Ekuador që kur mbërriti në vend, bosi i krimit Gjika ngriti dyshime me operacionet e tij të biznesit

Të fundit