Flash News

E-TJERA

Selia blu "vishet" me banderolën e lojtarëve të kombëtares

Selia blu "vishet" me banderolën e lojtarëve të

Kampionati Europian i Futbollit do të nisë mbrëmjen e sotme me sfidën hapëse Gjermani-Skoci.

Ndërsa, nesër do të luajë edhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila do të ndeshet fillimisht me Italinë, e më pas me Kroacinë dhe Spanjën.

Selia blu "vishet" me banderolën e lojtarëve të

Ballina në selinë e PD-së ka ndryshuar, teksa banderolë janë vendosur lojtarët e përfaqësuses Shqiptare.

Ajo është veshur me ngjyrat kuq e zi, ato të kombëtares së futbollit e cila është pjesëmarrëse për herë të dytë në një eveniment europian të futbollit.
Selia blu "vishet" me banderolën e lojtarëve të

Me sloganin ‘Demokratët me ty Shqipëri’, i urohet suksese kombëtares shqiptare të futbollit, që ndeshjen e parë do ta luajë ditën e shtunë përballë Italisë.
Të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, çdokush do të ketë mundësi që ti shikojnë në ekranin e madh të vendosur në oborrin e selisë së PD-së.

Selia blu "vishet" me banderolën e lojtarëve të

Kujtojmë se disa ditë më parë, edhe për PD-në u ndërmor një vendim i rëndësishëm nga gjykata, teksa vula e Partisë Demokratike i kaloi Sali Berishës.

 

Të fundit