Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Stefan Çapaliku
Serafin Fanko është njëkohësisht edhe dramaturg, edhe regjisor, edhe skenograf, edhe përzgjedhës i muzikës, edhe koreograf i shfaqjes, duke krijuar kësisoj sa kohezion të brendshëm, po aq edhe një integritet e unitet stilistik.
Ai mbetet shembulli i vetëm deri më tash i artistit, që jo vetëm dinte ta artikulonte me fjalë shfaqjen e tij të ardhëshme, por ç’është më e rëndësishmja, dinte ta shkruante shfaqjen e vet. Besoj se po të botohen në një vëllim të vetëm platformat regjisoriale të shfaqjeve të Serafin Fankos, do kishim tekstin më të mirë për studentët e regjisë.
Të gjitha këto tregojnë për një fantazist dhe metodist të mrekullueshëm. Tregojnë për një proces të gjatë dhe të vështirë që nga momenti i përzgjedhjes së tekstit e deri te dita e nisjes së provave në tavolinë. Flasin për një regjisor, që të paktën rreth asaj pjese, ka lexuar minimalisht një libër më tepër sesa aktorët e vet.
Serafin Fanko përveçse di ta shkruaj shfaqjen, ai di edhe si t’ia tregojë aktorëve, të cilët bëhen, ashtu me ngadalë, pjesë integrale e fantazisë së regjisorit, duke ditur që t’i kthejnë mizanskenat e propozuara në nevoja të veta psikofizike. Sepse në fund të fundit të realizosh një vepër arti a s’do thotë të administrosh fantazinë tënde?
Në arkivin personal të Serafin Fankos gjenden jo vetëm platforma shfaqjesh të realizuara, por edhe platforma shfaqjesh që kanë ngelur në mendjen dhe ëndrrat e tij e, që s’pati kurrë mundësi t’i mishëronte. Nga shfaqjet e realizuara mund të permendim platformat regjisoriale të dramave të Fadil Krajës, si: “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Rozafa” dhe “Flamur në dasëm”. Në revistën “Teatër” botohet gjithashtu edhe platforma regjisoriale e dramës “Pesha e së vertetës” e Mexhit Premçit.
Ndërkaq platformat e dramave “Hetimi” i Piter Vais, “Shtegtim nëpër ankth” i Ismail Kadaresë apo “Tregim për Makbethin” i Shekspirit, fatkeqësisht mbesin në dorëshkrim.
Kurse nga sirtari i ëndrrave mund të përmendim platformën regjisoriale për dramën “Vizita e damës plakë” të Fridrih Dyrrenmat.
Në kërkimet e mia ka mbetë i paqartë fati i platformës regjisoriale të “Andromakës” së Euripidit. Më kanë thënë se ai kishte përgatitur një dosje të tërë, ku kishte hedhur të gjithë Andromakën e vet. Dosja është paraqitur si projektpropozim në drejtorinë e Teatrit Kombëtar, ku, ashtu si gramatika e Ndre Bogdanit, pati humbë si “Krypa ndë ujët”. Më pas Serafini, siç dëshmojnë edhe gazetat e kohës, pati dashur ta vinte edhe në Teatrin e Fierit, ku gjithashtu nuk ia doli. Por, tigrit t’i shtosh apo t’i heqësh një vijë, tigër se tigër mbetet.
Gjithsesi unë mendoj se Serafin Fanko në praktikën e tij artistike dhe në atë kontekst politik ku e zhvilloi veprimtarinë, e përdori me shumë zgjuarsi lëndën vendase. Ai iu referua legjendeva i bindur se ato do e çonin natyrshëm drejt estetikës së surrealizmit, të cilën e adhuronte. “Edhe katundarëve të tij skenik u vinte era qytetarë” do më thoshte kolegu i tij Leka Bungo, gjatë një bisede me rastin e shkrimit të këtij libri.
Si burim tjetër të frymëzimeve të tija unë shikoj edhe kulturën sllave nëpërmjet leximeve dhe atë televizive nëpërmjet orëve të pafundme përballë ekranit të shtëpisë.
Dhe së fundmi dëshiroj të citoj edhe njëherë profesorin e kritikës teatrore Josif Papagjonin që thotë se: “Serafin Fanko dallohet për trajtimin regjisorial të thelluar dhe elegant të veprës dramatike, për kulturën e pasur skenike që derdhet harmonishëm në të gjithë përbërësit teatrorë. Ai arrin të gërshetojë kompozimin piktural me lojën realiste të aktorëve, duke i çuar këta drejt karaktereve të vërtetë. Shpesh, problematika sociale a familjare e trajtuar në shfaqjet e Serafin Fankos është gërshetuar me përjetimet e thelluara të natyrës dramatike, deri sentimentale të bashkëkohësve, por duke bërë, gjithaq, edhe “terapinë” sociale për shkaqet, kushtet dhe pasojat e krimit, duke nxjerrë përgjegjësinë shoqërore, si dhe duke vënë në spikamë raportet me të drejtën, lidhjet e gjakut, shoqërinë, shtetin. Përgatitja teorike, njohuritë e gjera në fushën e artit, të psikologjisë, të filozofisë, të historisë etj. i kanë dhënë mundësi të parashtrojë para trupës së Teatrit të Shkodrës, si dhe teatrove të tjerë, platforma regjisoriale të thella e shembullore, të cilat kanë qenë modele për kohën. Pasuria dhe thellësia ideore në interpretimin e tij regjisorial janë gjithandej të pranishme. Ai ka realizuar një harmonizim të dukshëm midis shëmbëllimeve realiste dhe atyre jorealiste, midis parametrave aristotelianë të rikrijimit të gjasës jetësore dhe parametrave të tjerë joaristotelianë, që e tjetërsojnë, që e shfytyrojnë këtë gjasë jetësore”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38