Flash News

E-TJERA

Serat me kanabis në Berat, përjashtohen nga radhët e policisë 7 efektivë

Serat me kanabis në Berat, përjashtohen nga radhët e

7 punonjës të Policisë janë përjashtuar pas zbulimit të serave me kanabis në Berat disa ditë më parë.

Përjashtimi i efektivëve është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Një ditë më parë u shkarkua dhe Drejtori i Policisë së Beratit Edmond Tarkaj.

Në vendin e tij, është emëruar Kastriot Skënderi.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në vijim, bazuar në shkeljet administrative dhe në mospërmbushjen e detyrave funksionale, Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:

Kryekomisar B. M., me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;

Kryekomisar S. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;

Komisar A. H., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;

Nënkomisar A. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;

Nënkomisar M. R., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;

Inspektor V. T., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;

Inspektor G. S., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

 

Të fundit