Flash News

E-TJERA

Serbët provokojnë shqiptarët nga Katari, shpalosin hartën e Kosovës me flamurin e Beogradit; FIFA hesht

Serbët provokojnë shqiptarët nga Katari, shpalosin hartën e

Serbia ka provokuar shqiptarët nga Katari. Një ditë më parë ajo humbi në sfidën me Brazilin.

Serbia sërish theu rregullat e FIFA-s që ndalon shfaqjet politikisht jo korrekte në fushën e gjelbër, duke shpalosur flamurin serb mbi hartën e Kosovës së lirë dhe të pavarur që prej vitit 2008.

“Nuk ka dorëzim”, ishte shkrimi që serbët kishin vendosur mbi hartën e Kosovës.

Lidhur me këtë gjest aspak të hijshëm dhe të përsëritur nga serbët, FIFA nuk ka bërë ende asnjë reagim. Ndërsa në rrjetet sociale, shqiptarët e kanë dënuar ashpër sjelljen e serbëve.

Kujtojmë që Serbia është në grup me Zvicrën, ku luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë përfshirë dy yjet Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Madje këtyre dyve u është ndaluar të festojnë me "shqiponjën dy krenare" në këtë botëror.

 

Të fundit