Flash News

E-TJERA

Serbia zhbllokon tregun e misrit dhe grurit për Shqipërinë

Serbia zhbllokon tregun e misrit dhe grurit për Shqipërinë

Serbia ka vendosur që të lejojë qarkullimin lirisht të grurit dhe misrit për konsumatorin shqiptar.

Në kuadër të marrëveshjes për “Open Balkan”, ministra shqiptare e Bujqësisë Frida Krifca dhe homologu i saj serb Branislav Nedimovic, kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit midis Shqipërisë dhe Serbisë.

“Në një takim me ministrin Nedimovic në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur edhe në kushte në të cilat gjendemi tani dhe për të siguruar që kjo marrëveshje funksionon. Kontratat e lidhura tashmë për importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme përfshirë atë të misrit apo të grurit do të vijojnë normalisht. Ne garantuam njëri- tjetrin për një bashkëveprim dhe bashkërendim institucional të mirëkuptuar dhe është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare do të kenë mundësi që kësaj jave do të mund të vijojnë biznesin e tyre normalisht për importet e grurit dhe misit. Ky është një shembull i mënyrës se si marrëveshja e Ballkanit të Hapur krijon lehtësira edhe në periudha shumë të vështira, për arsye të luftës”, tha ministrja Krifca.

Serbia bllokoi të enjten e kaluar eksportin e drithërave, misri, gruri, miellin dhe vajin serb për vendet e rajonit, me qëllim ruajtjen e rezervave për popullin në një kohë kur e gjithë bota është kapluar nga kriza.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi dje se do të lejonte eksportin e grurit dhe misrit në Shqipëri.

Të fundit