Flash News

E-TJERA

Serbi–Shqipëri nën tension: Serbët i tremben simboleve shqiptare, ndalohen në stadium

Serbi–Shqipëri nën tension: Serbët i tremben simboleve

Të shtunën në stadiumin e Leskovcit, Serbia dhe Shqipëria do të luajnë finalen e tyre, një ndehsje e vlefshme në fakt për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në pritje të duelit të madh jo vetëm sportiv, por edhe historik, Serbia po përgatitet të shmangë simbolet shqiptare brenda stadiumit duke i konsideruar si propagandistike.

Në pikën kufitare të Merdares, është arrestuar një shqiptar të cilit i janë gjetur bluza me shqiponjën dy krenare, flamuj shqiptar, simbole kuq e zi, të cilat i janë ndaluar, siç shkruajnë mediat.

Gjatë kontrollit të furgonit, 53-vjeçarit iu gjetën pesë çanta që me 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me të ashtuquajturën UÇK, 65 bluza me kapuç me imazhin e Agim Ramadanit, 58 shalle me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 kapele "cheleposhi".

Sendet dhe veshjet ishin planifikuar të përdoreshin dhe të shfaqeshin në ndeshjen që do të luhet nesër. Shqiptari është akuzuar nga autoritetet serbe për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Biletat për ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të jenë në shitje të lirë, kjo për shkak të pretendimeve për fyerje ndaj presidentit të Serbisë në ndeshjen e mëparshme apo për arsye sigurie.

"Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe mbi të gjitha përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, dhe për këtë arsye skuadra jonë mbeti administrativisht pa një vend në garën e madhe, Komiteti për Çështje Urgjente i FSS-së mori vendim që për duelin e ardhshëm midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili do të luhet më 11 tetor në stadiumin 'Dubočica' në Leskovac, nuk do të ketë bileta në shitje", thuhet në deklaratën e Shoqatës së Futbollit të Serbisë.

Hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte, si dhe kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, në përputhje të plotë me standardet më të larta të sigurisë.

Për shkak të kapacitetit tashmë të reduktuar, i cili do të arrijë në rreth 6.000 tifozë, ka të ngjarë që ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë të zhvillohet në një atmosferë shumë më të butë.

Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet të shtunën, më 11 tetor, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin "Dubočica" në Leskovc.

Të fundit