Flash News

E-TJERA

Sërish 12 humbje jete nga Covid-19, por rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në vend

Sërish 12 humbje jete nga Covid-19, por rritet numri i të infektuarve
Foto ilustruese nga Infektivi

12 viktima dhe 832 raste të reja është bilanci i Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se po ashtu, janë shëruar 535 qytetarë, ndërsa aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

"Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,

27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,

17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,

11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,

3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,

1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini", njofton MSH. 

Të fundit