Flash News

E-TJERA

Sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë? Detaji i dyshimtë në bombolat e gjetura pranë AKSHI-t

Sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë? Detaji i

Mbrëmjen e djeshme opozita zhvilloi protestën e radhës kombëtare në kryeqytet.

Ajo zgjati rreth tre orë, nuk pati fjalime, por u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Pas shpërndarjes së protestuesve te kryqëzimi i RTSH-së me godinën e AKSHI-t, ku policia sulmoi me gaz protestuesit me qëllim që të mos i lejonte të kalonin pranë institucionit, i cilësuar së fundmi edhe si simbol i korrupsionit për shkak të skandaleve të shumta, ranë në sy edhe bombolat e gazit lotsjellës të hedhura.

Siç shihet nga fotot e Politiko.al, ndryshe nga protestat e shkuara, bombolat nuk kanë etiketa identifikuese.

Sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë? Detaji i

Ky detaj ngre dyshime të forta se bombolat mund të kenë qenë të skaduara, nisur edhe nga rastet e ngjashme në protestat e tjera të opozitës.

Sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë? Detaji i

Më herët, mediat e pranishme në terren gjatë protestave kanë konstatuar se gazi i hedhur ka qenë i skaduar, si në janar të vitit 2019, ashtu edhe në vitin 2023.

Të fundit