Flash News

E-TJERA

Sërish probleme, bllokohet sistemi TIMS në dy pika kufitare

Sërish probleme, bllokohet sistemi TIMS në dy pika kufitare

Këtë pasdite janë shënuar sërish probleme me sistemin TIMS në vend. Në pikat e kalimit kufitar të Goricës dhe Qafë Thanës, sistemi është bllokuar dhe po punohet me regjistra manual.

Në Qafë Thanë dhe Kapshticë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, njësoj funksionon dhe pika e Goricës.

Shqipëria është sulmuar dy herë nga hakerat iranianë. Fillimisht u hakerua e-Albania dhe faqet qeveritare e më pas sistemi TIMS, që përmban të dhëna të rëndësishme për policinë.

 

Të fundit