Flash News

E-TJERA

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët bllokojnë qarkullimin, përplasen me Policinë

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët

Banorët e Krujës ashtu si dhe kishin njoftuar janë ngritur sërish sot në protestë. Tubimi po zhvillohet ish-rrethrrotullimi i Thumanës dhe po protestojnë për shkak të përjashtimit të zonës nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar, për shkak se të gjithë bizneset në rrethin Krujë janë në prag falimenti.

Ata akuzojne Edi Ramen dhe Belinda Ballukun per shkaterrimin e bizneseve te tyre ne rrugen ekzistuese duke detyruar automjetet te kalojne ne rrugen e re dhe paralizuar qarkullimin ne rrugen dytesore. 

Protestuesit kanë bllokuar njëri krah të rrugës së re dhe janë përpasur fizikisht edhe me efektivët e policisë.

Mësohet se autoritetet kanë përdorur edhe spraj djegës ndaj protestuesve, ndërsa është vendosur edhe një tel me gjemba për të ndaluar bllokimin e aksit.

Banorët thonë se atyre u duhet të shkojën deri në Laç, për t’u kthyer më pas drejt zonave të tyre në Kurjë dhe Fushë-Krujë.

Të fundit