Flash News

E-TJERA

Sërish shpërthime nga guroret në Fushë-Krujë, banorët: Po na dëmtohen banesat

Sërish shpërthime nga guroret në Fushë-Krujë,

Banorët e Borizanës në Fushë-Krujë kanë denoncuar të alarmur sërish shppërthimet e fuqishme që ndodhin nga guroret.

Kanë qenë banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores ata të cilët kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.

Mësohet se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat.

Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek institucionet.

Kjo ngjarje vjen pas dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja në drejtim të dy qytetarëve, pikërisht për shkak të shpërthimeve në guroret e shumta që ndodhen në këtë zonë.

 

Të fundit