Flash News

E-TJERA

Sezoni i ri/ Strakosha në stol, Çokaj e Karrica shënojnë në Kroaci. Si rezultoi e diela për futbollistët shqiptarë

Sezoni i ri/ Strakosha në stol, Çokaj e Karrica shënojnë

Sezoni i ri futbollistik sapo ka nisur dhe pjesë e disa skuadrave të rëndësishme janë edhe futbollistët shqiptarë. Por si ka rezultuar e diela, ku janë mbajtur një sërë sfidash për disa prej tyre?

Me mjaft interes pritej debutimi i portierit të kombëtares, Tomas Strakosha në 'Premier League' me fanellën e Brentfor. Gjithsesi do të duhet ende kohë që ta shohim 27-vjecarin si titullar pasi në takimin e parë trajneri ka preferuar të vendosë në fushë portierin spanjoll David Raya.

Në Kroaci, derbin Zagreb-Rijeka e fituan vendasit me rezultatin 3-1. Në këtë sfidë u aktivizuan plot pesë futbollistë shqiptarë titullarë: tre në radhët e vendësve (Mersinaj, Smakaj, Çokaj) dhe dy në formacionin mik (Karrica dhe Selahi).
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Lokomotivës 2-1, teksa golin e dytë për vendësit e realizoi Enis Çokaj pas një kundërsulmi të shpejtë, i përmbyllur me finalizimin perfekt të shqiptarit (më herët kishte shënuar Gorican.

Kundërpërgjigjja e Rijekës erdhi në të 35-tën me golin e një tjetër shqiptari, Bernard Karricës (lojtar i Shpresës së Shqipërisë), me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Indrit Tuci (67’), i cili u bë protagonist në shënimin e golit të tretë (80’) të Lokomotivës së Zagrebit me asistin për Vasilj.

Në Bundesligë, Klaus Gjasula është aktivizuar për 90 minuta në fitoren e Dramstadt përballë Braunschweig 0-1. Pas tre javëve të para skuadra e Gjasulës ka marrë dy fitore dhe një humbje.

Në Hungari, Prenga ka luajtur për 90 minuta ndërsa Doka është aktivizuar në minutën e 43 të takimit në humbjen 4-0 të Honvend përballë MOL Fehervar në javën e dytë të kampionatit.

Ndërkohë Marash Kumbulla e nisi si titullar miqësoren Roma-Shakhtar dhe ia la vendin Smoalling në minutën e 46, kur trajneri Mourinho vendosi të bënte plotë 5 zëvendësime.

 

Të fundit