Flash News

E-TJERA

Sezoni turistik rikthen HAKERAT, shënjestrohet Saranda dhe Ksamili

Sezoni turistik rikthen HAKERAT, shënjestrohet Saranda dhe Ksamili

Së bashku me sezonin e verës janë rikthyer dhe hakerat. Këta të fundit kanë vënë në shënjestër hotelet e 2 prej vendeve që janë të tejmbushur nga turistët, Sarandën dhe Ksamilin.

Hakerat vjedhin të dhënat e kartave të kreditit dhe zbrazin llogaritë bankare. Kasim Cule, ekspert IT dhe mirëmbajtës rrjetesh rrëfen për Saranda Web skemën me të cilën bëhet vjedhja dhe jep sugjerimet si duhet të ruheni nga këto mashtime.

Kasim Cule shpjegon se hackerat, pasi kanë gjetur shënjestrën e tyre nëpërmjet Booking, dërgojnë me e-mail dhe linqe në aplikacionet e rezervimeve.

Disa nga e-mail dhe mesazheve të dërguara:

Sezoni turistik rikthen HAKERAT, shënjestrohet Saranda dhe Ksamili

Kasim Cule këshillon ndaj pronarëve, menaxherëve të sistemeve dhe recepsionistëve që në çdo rast që shikojnë një email të tillë, të mos klikojnë linkun ose folderin e dërguar, pasi menjëherë pas klikimit ju keni dorëzuar te hackerat të gjitha të dhënat e sistemit që kanë të bëjnë me kartat e kreditit, kompjuteri juaj do të bllokohet dhe hackerat kanë gjithë kohën e nevojshme për zbrazjen e llogarive bankare.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, sipas ekspertit, pre e mashtrimit kanë rënë disa hotele në Sarandë dhe Ksamil, diçka që krijon pasiguri dhe mosbesim te klientët e hoteleve.

Të fundit