Flash News

E-TJERA

Sfida Angli - Islandë mund të luhet në Shqipëri, arsyeja

Sfida Angli - Islandë mund të luhet në Shqipëri, arsyeja

BBC hedh si hipotezë se sfida mes Anglisë dhe Islandës mund të zhvillohet në Shqipëri.

E gjitha kjo për shkak se qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, si pasojë e koronavirusit.

Ky vendim ka shkaktuar një situatë kaotike, pasi Islanda, kundërshtarja e Anglisë më 18 nëntor, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të flurojë, direkt pas kësaj sfide drejt Anglisë.

Së fundmi është hedhur hipoteza se në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët me autoritetet qeveritare, që kjo ndeshje të zhvillohet në fushë neutrale, ku Shqipëria ka dalë si kandidatja kryesore për të pritur përballjen mes Anglisë dhe Islandës, të mërkurën e 18 nëntorit. Kjo çështje është duke u shqyrtuar edhe nga UEFA, teksa vendimi përfundimtar pritet të merret ditët e ardhshme.

Të fundit