Flash News

E-TJERA

Sfida Angli-Shqipëri në ‘Wembley’/ Publikohet formacioni zyrtar i kombëtares

Sfida Angli-Shqipëri në ‘Wembley’/ Publikohet formacioni

Ndeshja Angli-Shqipëri në “Wembley” do të jetë sfida e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.

Trajneri Eduardo Reja ka bërë publik edhe formacionin zyrtar të ndeshjes me Anglinë. Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi do të luajnë sot në ‘Wembley” përballë Anglisë.

Nga minuta e parë shfaqet në portë Thomas Strakosha edhe jo Etrit Berisha. Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.

Ndërsa ende jemi në pritje të formacionit zyrtar edhe për Anglinë, për të mësuar se kë do të kenë përballë lojtarët e kombëtares.

Të fundit