Flash News

E-TJERA

Sfida Lituani - Shqipëri, njihuni me formacionin zyrtar dhe tre ndryshimet e Reja-s

Sfida Lituani - Shqipëri, njihuni me formacionin zyrtar dhe tre ndryshimet

Sfida e sotme mes Lituanisë dhe Shqipërisë do të sjellë ndryshime në fushë.

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka vendosur të bëjë tri lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistanit. Kuq e Zinjtë do të rreshtohet me skemën 3-5-2, por me treshen Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje dhe Berishën në portë.

Risitë e Rejës në këtë takim janë Lenjani, Laçi dhe Seferi, që startojnë si titullarë ndryshe nga ndeshja e parë, duke zënë vendin e Trashit, Kallakut dhe Manajt.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.

Lituania: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.

Të fundit