Flash News

E-TJERA

Sfida me Andorra-n, Sylvinho paralajmëron ndeshje të vështirë: Do bëjmë të pamundurën

Sfida me Andorra-n, Sylvinho paralajmëron ndeshje të

Kombëtarja kuqezi e futbollit mbërriti mesditën e të mërkurës në Andorra, aty ku nesër në orën 20:45 luhet sfida që vlen për raundin e parafundit kualifikues në Grupin K të Kupës së Botës 2026.

Trajneri i ekipit, Sylvinho, e ka vlerësuar kundërshtarin si një skuadër të fortë dhe ka paralajmëruar një ndeshje të vështirë.

“Janë ndeshje të ndryshme sepse trajneri i Andorrës e njeh mirë ekipin e tij. Ata luftojnë për çdo top dhe çdo centimetër, dhe edhe në Tiranë ishte e vështirë,” tha Sylvinho sot para mediave. 

I pyetur për ndikimin e faktit që ndeshja luhet në shtëpi, trajneri shtoi: “Diferencat në futboll vazhdojnë e bëhen më të vogla. Kur luan jashtë është ndryshe nga në shtëpi, shifrat e tregojnë këtë edhe për ne. Do bëjmë të pamundurën të arrijmë në Botëror.”

Takimi mes Shqipërisë dhe Andorrës pritet të jetë një sfidë e fortë dhe vendimtare për ambiciet e Kombëtares për të siguruar një vend në fazën e play-off-it për Botërorin 2026.

Të fundit