Flash News

E-TJERA

Sfida me Poloninë, Reja projekton formacionin e ‘gladiatorëve’, 4 ndryshime te kuqezinjtë

Sfida me Poloninë, Reja projekton formacionin e

Sfida e sotme e Kombëtares me Poloninë është cilësuar si një finale e madhe, e cila do të vendosë fatin e kuqezinjve mbi ndeshjen e Play-off. Kështu ëndrra e Shqipërisë për tu kualifikuar drejt Katar 2022, mbetet ende e hapur për t’u realizuar.

Trajneri Eduardo Reja e ka jo pak të vështirë projektimin e një formacioni të fortë për të ‘luftuar’ me Poloninë në “Air Albania”. Me Gjimshitin e dëmtuar që është edhe mbrojtësi kyç në ekip dhe Cikalleshin e infektuar me Covid-19 dhe Endri Çekiçin ‘e pezulluar’ për shkak të 2 kartonëve të verdhë, duket se Reja duhet ta mendojë mirë hedhjen e një formacioni në fushë.

Tekniku i kuqezinjve pritet të bëjë katër ndryshime, tre prej të cilave të detyruara dhe një për zgjedhje teknike të tij.

Në portë trajneri do të konfirmojë Etrit Berishën. Në mbrojtje, krahas Ismajlit e Kumbullës, do të luajë në fushë edhe Veseli, duke marrë vendin e Gjimshitit të dëmtuar.

Në mesfushë do të konfirmohen katër nga 5 titullarët e përballjes ndaj Hungarisë, me Hysajn e Trashin nga krahët dhe Gjasulën e Baren në qendër, ndërsa Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë në vendin e Çekiçit.

Në vendin e Cikalleshit do të qëndrojë Rey Manaj. Në krahun tjetër do të luajë sulmuesi Armando Borja, që u shpall edhe titullar në sfidën me Hungarinë.

 

Të fundit