Flash News

E-TJERA

Sfida me Poloninë, Sylvinho: Nuk e kam vendosur ende formacionin, duhet të jemi të përgatitur

Sfida me Poloninë, Sylvinho: Nuk e kam vendosur ende formacionin, duhet

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë sot në një konferencë për mediat, një ditë para ndeshjes me Poloninë në Varshavë.

Sylvinho tha se ende nuk ka bërë një plan për formacionin e ndeshjes. “Kemi pasur vetëm dy stërvitje, sot kemi të fundit dhe ende nuk e kam ndarë mendjen për formacionin përfundimtar”, tha ai.

Teksa foli për kundërshtarin, Sylvinho tha se skuadra do t’i përshtat situatës, edhe pse me mungesën e 3 lojtarëve.

“Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Në tranzicion të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë. Skuadra është rritur shumë. Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, pro edhe në qendër. Varet nga karakteristikat. Duhet t’i përshtatemi situatën”, u shpreh Sylvinho.

Sa i përket komentit të trajnerit polak i cili tha se “Shqipëria nuk mund ta surprizojë”, Sylvinho u shpreh se kuqezinjtë janë mjaft të përgatitur.

“Trajneri polak tha se Shqipëria nuk mund të bëjë surprizën? Nuk e di pse e ka thënë këtë. Më është dukur njeri i këndshëm dhe po bën mirë me Poloninë. Ka një ekip shumë të mirë. Por edhe ne jemi skuadër e mirë. Në 2024 kemi një eksperiencë të mirë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Duhet të jemi të përgatitur për më mirë”, deklaroi trajneri.

Të fundit