Flash News

E-TJERA

Sfida me Serbinë, Sylvinho: Goli do vijë, pres Shqipëri të ashpër

Sfida me Serbinë, Sylvinho: Goli do vijë, pres Shqipëri të

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë. Ndeshja do të luhet për kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa trajneri Silvinho ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp.

Trajneri i kombëtares u shpreh ndër të tjera se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme ndërsa premtoi se goli do të vijë nga ekipi i kombëtares. Ai deklaroi se lojtarët do ti përgjigjen atyre që kanë mësuar në stërvitje ndërsa u shpreh se nesër pret një Shqipëri të ashpër.

Sylvinho: Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo është më e rëndësishmja. Fituam me Letoninë dhe tani kjo ndeshje ka sens. Nëse fitojmë, me Andorrën do të jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme. Besoj se do të jetë një përballje e bukur.

Siç e thashë, është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur. Për tre ditë e gjysmë kemi pasur stërvitje në Tiranë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të duhet të zgjedhim lojtarët që do të hedhim në fushë. Mungesa e golit nuk më mungon nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje.

Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me 3 qendërmbrojtës, 2 krahu, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak.

Të fundit