Flash News

E-TJERA

Sfida me Serbinë, Zvicra ndalon simbolin e ‘shqiponjës’

Sfida me Serbinë, Zvicra ndalon simbolin e ‘shqiponjës’

Zvicra do të luajë përballë Serbisë në Doha të Katarit më 2 dhjetor, në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Mirëpo, kombëtarja e Zvicrës ka vendosur të ndalojë simbolin e ‘shqiponjës’ gjatë ndeshje. Drejtori i Kombëtares Pierluigi Tami, u shpreh në një konferencë se duhet të tregohet respekt dhe të shmanget të gjitha mesazhet apo gjestet që shkaktojnë provokim.

“Botërori nuk përbëhet vetëm nga ndeshja me Serbinë, edhe pse e dimë se sa e veçantë është kjo sfidë, duke pasur parasysh atë që ndodhi në 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime. Jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar, por duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është: respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës,”- tha drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami.

Kujtojmë se në vitin 2018 sfida mes dy vendeve përfundoi në triumfin 2-1 për Zvicrën ku Xhaka dhe Shaqiri festuan duke bërë simbolin e ‘shqiponjës’ me duar.

Të fundit