Flash News

E-TJERA

Sfida ndaj Çekisë, Asani: Duhet të futemi në fushë me mentalitet fituesi

Sfida ndaj Çekisë, Asani: Duhet të futemi në fushë me

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë, e cila do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar. Në një intervistë për TV Klan, Asani theksoi rëndësinë e mentalitetit fitues dhe mbështetjes nga tifozët.

“Po kaloj një formë shumë të mirë tek ekipi. Çdo stërvitje dhe çdo ndeshje jap maksimumin që të jem në formën më të mirë për Kombëtaren. Nuk ka rëndësi kush shënon, mjafton të realizojmë dhe të marrim 3 pikët,” u shpreh sulmuesi kuqezi.

Asani vlerësoi gjithashtu rolin e tifozëve, duke i cilësuar ata një faktor kyç për suksesin e skuadrës.

“Do të jetë stadium plot me tifozë dhe duhet të vijnë që të na mbështesin. Na duhet mbështetja e tyre, pasi ata meritojnë gjithçka, fitore në çdo ndeshje. Nëse futemi në fushë me mentalitet fituesi dhe jemi të bashkuar, besoj se do t’ia dalim,” tha ai, duke theksuar fuqinë e Kombëtares në ndeshjet në shtëpi.

Ndeshja ndaj Çekisë pritet të jetë vendimtare për fatin e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian, ndërsa mbështetja nga tifozët dhe përqendrimi maksimal janë domosdoshmëri për suksesin.

Të fundit