Flash News

E-TJERA

Sfida Partizani-Tirana, policia tregon rrugët që do të bllokohen

Sfida Partizani-Tirana, policia tregon rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra për ruajtjen e rendit një ditë para sfidës Partizani-Tirana, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Policia do të bllokojë disa segmente rrugore.

Rrugët që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” .

Ndërsa bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës: Nga Teatri i Operas dhe Baletit, bulevardi "Dëshmorët e Kombit", rruga "Bajram Curri", Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima" - stadiumi.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” - stadiumi.

Tifozët do të kontrollohen para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit kjo e shoqeruar me dokument.

 

 

Të fundit