Flash News

E-TJERA

Sfida Shqipëri-Andorra, 3 lojtarë do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna

Sfida Shqipëri-Andorra, 3 lojtarë do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna

Shqipëria do të sfidojë sot Andorrën në "Air Albania", në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Sylvinho ka vendosur që 3 futbollistë ta shikojnë ndeshjen nga tribuna. Bëhet fjalë për Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.

Kujtojmë që këta futbollistë ishin përzgjedhur për të qëndruar në tribunë, edhe në takimin ndaj Anglisë.

Ekipi i Sylvinhos, pas humbjes ndaj Anglisë, do të kërkojë të marrë pikët e para në kualifikuese. Sfida e sotme do të nisë në orën 20:45.

Të fundit